Fluks i madh te portali ku merren leje për të dalë nga shtëpia, reagon Rama: O njerëz, bëni durim!

Bie portali i qeverisë E-Albania, për shkak të fluksit të madh të vizitave nga qytetarë që tentojnë të aplikojnë për leje dalje.

Faqja po has vështirësi teknike, për shkak të këjti fluksi, ndërsa ka reaguar pak më parë edhe kryeministri Edi Rama.

Rama i bën thirrje qytetarëve të mos dynden për të kërkuar leje, pasi lejet do të jepen për ditën e hënë, ndaj aplikimin mund ta bënjnë gjatë dy ditëve në vijim.

“O njerëz! Aplikacioni punon dhe bëni durim, leja e daljes duhet nga e hëna, jo nesër! Prandaj me qetësi e me durim dhe pak më të vëmendshëm kur lexoni e dëgjoni njoftimet, se të gjithë tek e tek nuk i sqarojmë dot!”.

Përditësim: Faqja është rrikthyer pas rreth 30 minutash

Back to top button
LAJMET E FUNDIT