Depozitat në banka në Shqipëri, 45% e tyre janë në euro

Në Shqipëri totali i depozitave në sistemin bankar arriti në 1.93 miliardë lekë dhe nga kjo vlerë Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka detyrimin e kompensimit të tyte në vlerën 702.8 miliardë lekë.

Sipas raportit vjetor të kësaj Agjencie detyrimi për kompensimin përfshin 1,642,244 depozitues. Individët kanë peshën më të madhe të sigurimit të depozitave në 85.6% për qind të totalit, ndërsa pjesë tjetër janë depozita të sigurueshme të tregtarëve dhe të shoqërive tregtare.

Depozitat e sigurueshme përfshijnë depozitat me afat, llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimit, llogaritë e kartave, llogaritë e përbashkëta dhe produkte të tjera të ngjashme.

Në fund të vitit 2019, sipas kësaj Agjencie, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1,141 mld lekë, duke përfaqësuar 95.7% të totalit të depozitave. Krahasuar me një vit më parë këto depozita u rritën me 5.8%, ndërsa rritja në vlerë absolute është 62.3 mld lekë.

Për sa përket numrit të llogarive vërehet se një pjesë e mirë e shqiptarëve preferojnë të hapin llogari në valutë, e ku kryeson më shumë monedha e përbashkët e BE-së, euro. Depozitat në dollarin amerikan janë se sa herë më të ulëta në krahasim me lekun, apo dhe me euron.

“Depozitat e sigurueshme në lekë, në fund të dhjetorit 2019, zënë peshën më të madhe të totalit të prej 48.5%, ndjekur nga depozitat në euro 45%, dhe depozitat në USD 4.5% , duke ruajtur pothuaj të njëjtat raporte me një vit më parë”, thuhet në raport të disponuar nga Gazeta Shqip.

Në fund të vitit 2019, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1,141 mld lekë, duke përfaqësuar 95.7% të totalit të depozitave. Krahasuar me një vit më parë këto depozita u rritën me 5.8%, ndërsa rritja në vlerë absolute është 62.3 mld lekë.

Ndërkaq, Agjencia vlerëson se totali i depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit është 8.2 mld lekë në fund të vitit 2019, nga 6.9 mld lekë në vitin e kaluar, me një rritje vjetore të ndjeshme prej 19%. Depozitat e sigurueshme në shoqëritë e kursim-kreditit përbëjnë 98.9% të totalit, me një vlerë prej 8.1 mld lekë, në përfitim të 23,455 depozituesve.

Në fund të vitit 2019, depozitat e sigurueshme në monedhë të huaj zënë 17.4% të totalit të depozitave të sigurueshme në shoqëritë e kursimkreditit, ndërkohë që pjesa e mbetur janë depozita në lekë. Detyrimi për kompensim i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit është 6.1 mld lekë, apo 14,482 depozitues.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT