Të rinj që ecin në gjurmët e “baballarëve” të tyre

Pas 30 vitesh tranzicion, Shqipëria fatkeqësisht nuk ja ka dalë që të konsolidohet e as të lërë pas të kalurën komuniste.

Edhe pse vit pas viti festohet  e kremtohet shembja e sistemit komunist, duke parë situatën aktuale të krijohet me të drejtë përshtypja se e vetmja “shembje” është ajo e bustit të diktatorit.

Kjo sepse në shumë veprime, artikulime e vendime politike në përgjithësi nga të gjitha anët nuk është e vështirë që të evidentosh prezencën akoma të mentalitetit komunist. Pra akoma edhe vetë opinion publik nuk do e nuk mund të konceptojë një lider demokratik, tolerant e gjithëpërfshirës. Sepse ne mbetemi një vend me mentalitet komunist.

E aq e vërtetë është kjo saqë po të shohësh në përgjithësi artikulimin public e politik të një pjesë të madhe të politikanëve, duket që nuk i kanë lënë gjë mangut “etërve” të tyre politik.

Madje madje, thuajse të njëtën mënyrë komunikimi, mendimi e marrje vendimesh politikanët e sotëm me mentalitetin e të shkuarës ua kanë përcjellë edhe të rinjve të angazhuar në politikë. Është e lehtë ta evidentosh këtë sa herë i sheh tek flasi kryetarët e  forumeve rinore politike, dhe sa herë organizojnë aktivitete.

Janë fiks të njëjtat fjalë e qëndrime që mbajnë edhe liderët e tyre kryesorë në parti. Pra nuk sheh platformë as diskur ndryshe, por të njëjtat akuza që artikulojnë e përsërisin gjithmonë kryetarët e tyre

Back to top button
LAJMET E FUNDIT