“Jemi shumë pranë marrëveshjes për Gazën”/ Netanyahu pranon planin e Trump, pritet vendimi i Hamas

Presidenti Donald Trump deklaroi se, nëse plani i tij pranohet nga Hamas, do të përfshijë lirimin e të gjitha pengjeve, kthimin e trupave të viktimave menjëherë dhe ndalimin e menjëhershëm të luftës. 

Sipas planit, vendet arabe dhe myslimane do të ndihmojnë për de-militarizimin e Gazës, ndërsa tunelet dhe objektet e prodhimit të Hamasit do të shkatërrohen. Forcat izraelite do të tërhiqen gradualisht, dhe do të trajnohen forca lokale policore. 

Trump tha se kërcënimi i Hamasit do të shkatërrohet, me mbështetjen e plotë të tij për Netanyahu-n për të vepruar sipas nevojës. 

Ai shtoi se plani i tij për mbarimin e luftës në Gaza do të mbikëqyret nga një “Bord i Paqes”, i udhëhequr nga vetë ai. Sipas Trump, udhëheqës nga vende të tjera do të jenë pjesë e bordit. Ai gjithashtu tha se ish-Kryeministri britanik Tony Blair ka shprehur dëshirën të bëhet anëtar, pa përmendur emra të tjerë. 

Netanyahu pranon planin e Trump 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pranuar planin e Trump për Gazën. Presidenti amerikan e falenderoi, ndërsa shtoi se ka zhvilluar takime me shumë vende për të diskutuar këtë propozim, duke përfshirë udhëheqësit e Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. 

Trump tha se këto vende kanë qenë “shumë të angazhuara” në proces. 

 Trump: Jemi shumë pranë marrëveshjes 

Presidenti Donald Trump e ka nisur konferencën për shtyp duke thënë se “jemi shumë pranë marrëveshjes së paqes”. Ai shtoi se po punon ngushtë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të arritur “paqen në Lindjen e Mesme”. 

“Kjo është një nga ditët më të mëdha në historinë e qytetërimit”, deklaroi Trump. 

Ai shtoi se plani duhet të pranohet më parë edhe nga Hamas. 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT