“Mos mendo se nuk të dua”, vajza shqiptare prek me letrën drejtuar të atit në Itali

Italia prej më shumë se tre javësh është përfshirë nga koronavirusi vdekjeprurës që u ka marrë jetën deri më tani 463 njerëzve dhe ka prekur mbi 7000 persona të tjerë.
Ndërkohë Italia, vendi ku jetojnë dhe punojnë mijëra shqiptarë kanë vendosur të braktisin shtëpitë e tyre atje e të kthehen në Shqipëri, për faktin se deri mëngjesin e djeshëm vendi ynë konsiderohej si një territor i pa prekur nga virusi.
Ndërkohë jo të gjithë shqiptarët në Itali, kanë mundur të kthehen në Shqipëri.
Një vajzë me origjinë shqiptare Katya Imbalzano, e lindur në Reggio Calabria, por jeton prej vitesh në Lombardi, ka prekur me letrën që ajo kishte shkruar për të atin e saj.
Në letër ajo i shkruan të atit se e do aq shumë, sa ka vendosur që t’i qendrojë larg, prej frikës se mund të jetë infektuar dhe mund ta transferojë koronavirusin tek njerëzit e afërm.
“I dashur babi, tani të gjithë po ia mbathin nga Milano për t’iu bashkuar të dashurve të tyre. Unë nuk e kam bërë. Mos mendo që nuk të dua… të dua kaq shumë sa që kam vendosur të qëndroj larg. Më thuaj që je mirë dhe po merr të gjitha masat parandaluese, është mirë kështu. Të dua nga largësia. Do të përqafohemi shpejt”, ka shkruar ajo.