Protestuesit përplasen me Policinë, hidhen domate e vezë! Bllokohet kalimi në Rrugën e Elbasanit

Sulme me domate, vezë dhe sende të tjera nga protestuesit drejt Policisë së Shtetit. Policia nuk po i lejon të kalojnë në urën e “Rrugës së Elbasanit” për t’i lokalizuar.

Protestuesit po mundohen të çajnë edhe kordonin e policisë ndërsa policia ka shoqëruar një prej tyre.

Për protestën e sotme janë të angazhuara mbi 1500 forca policore, që kanë formuar kordonë në të gjithë zonën përreth Parlamentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT