Gati qeveria “Rama 4”, pretendenti kryesorë për të udhëhequr Ministrinë e Infrastrukturës

Burime pranë mazhorancës bëjnë me dije se është gati një listë me emrat kryesorë që mund të përbëjnë kabinetin e katërt qeverisës të kryeministrit Edi Rama.
Në këtë përbërje spikat prania e figurave të reja dhe rotacioni i emrave të njohur të Partisë Socialiste në poste kyçe.
Pasi kanë ngelur edhe pak ore nga shpallja e qeverisë nga Kryeministri Edi Rama, zëra të ndryshëm kanë gumëzhuar se kush do ta zëvendësojë Ministren aktuale, Belinda Balluku.
Një nga pretendetët kryesore që po përflitet të marrë udheheqjen e Ministrisë së Infrastruktures, është deputeti i sapo zgjedhur në Bashkinë Mallakastër, Klevis Jahaj.
Lindur e rritur në këtë zonë, një menaxher i sprovuar me rezultate konkrete në çdo detyrë që ka mbajtur deri më tani.
Ai ka qënë pak muaj me parë drejtuesi i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve por dhe me herët ka qënë edhe Drejtori i OSHE Tiranë.
Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, Jahaj ka thyer rekord historikë në këtë zonë pasi i ka maksimizuar PS-së afro 80% te votave duke bërë të majtën më të bashkuar se kurrë në këtë qark dhe duke dalë masivisht për te votuar. Gjithashtu ka thyer edhe rekord për votën e Diasporës pasi ka dalë i dyti në gjithë Shqipërinë ku Mallakastriotët e kanë votuar masivisht, me 20 vota me pak se Erjon Brace që kryeson për votimin nga emigrantët shqiptarë.