Hidhet shorti, zbulohen kundërshtarët e Shqipërisë dhe Kosovës
Ëshë hedhur në Lozanë të Zvicrës, shorti i Ligës së Kombeve, turneu më i ri i UEFA-s. Në këtë short, Shqipëria ka mësuar kundërshtarët për të nisur rrugëtimin për arritjen e Europianit. Ajo ka pjesë e divizionit C, kanë qenë në vazon e dytë me Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë.Shorteu i hedhur mesditën e sotme përcaktoi Shqipërinë si pjesë e grupit 1, ku do të ketë sërish një përplasje me Izraelin dhe Skocinë.
Grupi C1 do të ketë vetëm këto 3 skuadra në grup.Ndërkohë që Kosova bën pjesë në grupin e tretë ku do të përballet me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën.Fituesja e secilës Ligë (4 të mundshme) kualifikohet në Europian. Nëse ndonjë nga skuadrat e ka siguruar kualifikimin nga eliminatoret tradicionale, atëherë shkon skuadra e radhës nga faza “PlayOff”./ZgjohuShqiptar.info