“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) njofton këtë të dielë, 5 prill, se është konstatuar një faqe interneti që pretendohet të ofrojë shërbime për aplikimin e vizave hyrëse në Shqipëri:

MEPJ sqaron se kjo faqe nuk është zyrtare dhe nuk ka autorizim nga autoritetet shqiptare për të dhënë informacion apo shërbime lidhur me procedurat e vizave.

Ministria thekson se faqja e vetme zyrtare për aplikimet për vizë elektronike është:

Qytetarëve dhe të interesuarve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin vetëm burime zyrtare për aplikime dhe informacion, për të shmangur çdo abuzim të mundshëm.

Organet e sigurisë kibernetike dhe autoritetet ligjzbatuese po marrin masa për të bllokuar aktivitetet e paligjshme dhe për të gjurmuar personat përgjegjës sipas legjislacionit në fuqi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek çështjen me qëllim marrjen e masave të nevojshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT