Situata alarmante në Shkodër, Voltana Ademi akuza qeverisë: Të infektuarit erdhën nga zonat e kuqe dhe s’u kontrolluan, Policia i la të shkonin dhe në varrim

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi reagon pas akuzave se pushteti vendor atje ka neglizhuar masat e qeverisë për koronavirusin çka solli sot krijimin e një situate alarmante, me 12 të prekur vetëm në 24 orët e fundit. Në një intervistë për newsbomb.al, Voltana Ademi thotë të kundërtën.

Sipas kryebashkiakes së Shkodrës, Policia dhe strukturat e tjera shtetërore nuk kanë kontrolluar personat e infektuar që janë kthyer nga “zonat e kuqe”, e madje sipas saj këta persona janë lejuar të shkojnë dhe në një ceremoni mortore.

“Është e pafalshme që, në një familje që ka patur pjesëtarë të ardhur nga “zonat e kuqe” të pandemisë, të mos bëhet asnjë verifikim, siç fatkeqësisht ka ndodhur me dy familjet në Kiras dhe Dobraç që sot kanë 31 të infektuar, dy prej të cilëve 65 dhe 78 vjeç, janë dërguar mbrëmë me urgjencë në Tiranë, pas rendimit të gjedjes shendetësore. Jo vetëm kaq. Në kulmin e pandemisë dhe të masave kufizuese, strukturat e shtetit kanë lejuar edhe organizim funerali të një personi prej nga duket se ka nisur edhe përhapja e COVID-19 tek këto familje.

A mban dikush përgjegjësi? A duhet të përgjigjet dikush para ligjit? Nuk mjafton që kur rastet e infektimit të shfaqen, thjesht të raportohen. Duhet parandaluar përhapja që në gjenezë dhe duhen marrë masa izolimi për të mos lejuar shtrirjen e mëtejshme”, ka thënë Voltana Ademi, kryebashkiake e Shkodrës në një intervistë për newsbomb.al.

INTERVISTA E PLOTË E VOLTANA ADEMIT PËR NEWSBOMB.AL:

Zonja Ademi, kemi shifra rekord nga Shkodra, vetëm në dy ditët e fundit në Shkodër janë mbi 19 raste duke e cuar bilancin në 31, ju thonë gjë këto shifra?

Ju falënderoj për interesim që tregoni për situatën e COVID-19 në Shkodër. Personalisht, me daljet e mija të përditshme në media kombëtare e lokale por edhe ato sociale, kam paralajmëruar atë që po konstatohet sot në Shkodër.

Kam kërkuar që para dy javëve dhe nuk pam pushuar asnjë sekondë së kërkuari shtimin e testimeve në Shkodër. Ky është një fakt i njohur publik që mund ta konstatoni edhe ju. Kam kërkuar të behet me dije:

  • sa është numri i personave që telefonojnë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nga Shkodra.
  • sa persona janë orientuar të rrinë në shtëpi të vetizolohen, edhe pas shenjave të dyshuara të COVID-19 gjate gjithe kesaj periudhe.
  • sa persona sipas protokollit shëndetësor, janë orientuar për analiza paraprake, pas shqetësimeve që kanë patur, si të dyshuar me COVID-19.

Të gjitha këto kërkesa, i kemi përsëritur edhe sot dhe do të vazhdojmë ti përsërisim, edhe pse po bien në veshin e shurdhër të strukturave përkatëse shtetërore.

Sot që po flasim, në Shkodër janë 31 persona të infektuar. Të gjithë ata, i përkasin dy bërthamave familjare dhe lidhjeve familjare që ata kanë, një në lagjen “Kiras” dhe një në Dobraç.

Personat e infektuar kanë patur pjestarë të familjes që vinin nga zonat e konsideruara “të kuqe” të pandemisë. A janë identifikuar ata, a janë këshilluar apo detyruar të rrinë në karantinë, siç është edhe protokolli?! Shfaqja në masë të gjërë e rasteve të të infektuarëve tek këto dy familje, tregojnë se nuk është marrë asnjë masë nga strukturat përgjegjëse shtetërore, për assitecën shendetësore, veprime që ishin premtuar nga qeveria.

Këto shifra që citoni ju, tregojnë një neglizhencë totale, deri edhe kriminale të strukturave shtetërore, duke nisur nga qeveria. Në Shkodër nuk kanë funksionuar dhe fatkeqësisht nuk po funksionojnë as sot. Zyrtarisht, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shendetësisë, numri i testimeve në Shkodër për COVID-19 është nën 100, ndërsa të infektuarit janë 31. Kjo është vertetë skandaloze dhe e turpshme. Me keqardhje më duhet ta pohoj se Shkodra, i gjithe qarku, është lënë në mëshirën e COVID-19 nga ana e qeverisë dhe strukturave të saj.

-Disa ditë më parë e gjithë Shkodra vërshoi xhiro nëpër qytet, pse nuk u morën masa të rrepta për të ndaluar qytetarët?

Kjo pyetje në fakt duhet adresuar tek Policia e Shtetit dhe strukturat e saj në Shkodër. Është detyra e saj të garantojë respektimin e kufizimeve të lëvizjes e grumbullimeve në qytet. Madje, prej disa javësh, është përforcuar edhe nga trupat e Forcave të Armatosura. Pyetja që duhet ngritur në fakt, është tjetër: A po përmbushin misionin e tyre këto dy instanca që janë ngarkuar me VKM për këtë qëllim?

Konstatimet tona tregojnë se jo. Prania e tyre në rrugët kryesore të qytetit, është përherë e më e pakët. Madje në orët e mbrëmjes, është shumë e vështirë të gjesh patrulla në rrugët e qytetit. Lëvizin me leje apo pa leje përkatëse mjetet motorike apo këmbësorët, këtë duhet ta monitorojnë Policia dhe Ushtria.

Sa i takon Bashkisë së Shkodrës, pa pushim, çdo ditë e çdo orë, me të gjitha mjetet e hapësirat në dispozicion, kemi bërë thirrje për të respektuar këshillat e mjekëve dhe ekspertëve për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Do të vazhdojmë ta bëjmë pa u lodhur me të gjitha forcat e mundësitë tona.

-A nuk druheni se si rrjedhojë e kësaj, Shkodra rrezikon sot të kthehet në vatrën e infektimit nga Covid 19?

E thashë edhe më sipër. Shkodra është lënë në mëshirën e COVID-19. E përsëris, në këto kushte neglizhence totale të qeverisë dhe strukturave të shtetit, shkodranët kanë vetëm një rrugë: Të mbrojnë veten, familjen, të afërmit, komunitetin dhe Shkodrën tonë. Mungesa e zbatimit të legjislacionit, VKM-ve dhe urdhrave të Ministrive nga vetë zyrtarët e qeverisë dhe të tjerë përfaqësues në Shkodër, ka sjellë këtë situatë.

Është e pafalshme që, në një familje që ka patur pjesëtarë të ardhur nga “zonat e kuqe” të pandemisë, të mos bëhet asnjë verifikim, siç fatkeqësisht ka ndodhur me dy familjet në Kiras dhe Dobraç që sot kanë 31 të infektuar, dy prej të cilëve 65 dhe 78 vjeç, janë dërguar mbrëmë me urgjencë në Tiranë, pas rendimit të gjedjes shendetësore. Jo vetëm kaq. Në kulmin e pandemisë dhe të masave kufizuese, strukturat e shtetit kanë lejuar edhe organizim funerali të një personi prej nga duket se ka nisur edhe përhapja e COVID-19 tek këto familje. A mban dikush përgjegjësi? A duhet të përgjigjet dikush para ligjit? Nuk mjafton që kur rastet e infektimit të shfaqen, thjesht të raportohen. Duhet parandaluar përhapja që në gjenezë dhe duhen marrë masa izolimi për të mos lejuar shtrirjen e mëtejshme.

-Një anëtar i Këshillit Kombëtar të PD nga Shkodra, e shpalli karantinën diktaturë të Edi Ramës dhe vendosi ta thyejë. Cili është qendrimi juaj për këtë?

Nuk mendoj se sot është koha të diskutojmë politikisht për COVID-19. Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha, e kanë shprehur qartë pozicionimin e tyre lidhur me pandeminë. Shumë nga propozimet e bëra kohë më parë për situatën, qeveria e kryeministri, edhe pse me shumë vonesë, i kanë vënë në zbatim. Edhe sa i takon masave të distancimit social, Lulzim Basha por edhe të gjithë drejtuesit e antarët e PD-së, në të gjitha mundësitë e komunikimit që kanë patur, kanë bërë thirrje për ti zbatuar.

Besoj se sot është koha që të shpëtojmë sa më shumë jetë shqiptarësh nga përballja me COVID-19. Në këtë linjë ka ecur e po ec çdo shqiptar, qoftë i majtë apo i djathtë. Ideja e ndarjes në pozicionime edhe ndaj pandemisë si i PD-së apo i PS-së, është cinike, deri në kufijtë e kriminales.

Opozita ka dhënë e do të vazhdojë të japë alternativa në shërbim të lehtësimit ekonomik e social të stituatës së rëndë. Qeveria ka detyrimin ligjor por edhe moral, të bëjë transparencë maksimale për çdo vendim e veprim që ndërmerr. Sepse në mes është direkt  jeta e shqiptarëve, të djathtë apo të majtë, të angazhuar ose jo politikisht. COVID-19 nuk pyet për teserë partie kur të sulmon egërsisht.

-Si mendoni ta menaxhoni situatën pas shifrave gjithnjë në rritje?

Me shpalljen e gjendjes së “Fatkeqësisë natyrore” kombëtare, referuar ligjit per menaxhimin e emergjences civile, situatën e merr në dorë qeveria. “Në fakt ashtu duket se kanë bërë!!!”. Veçse me një ndryshim! Duke mos marrë asnjë përgjegjësi e masë reale faktike në ndihmë të njerëzve, të mjekëve e infermierëve, shërbimit shendetësor parësor e spitalor. E vetmja masë është përgjegjësia e qytetarëve për t’uu përballur me mjetet e veta, ato të kufizimit të lëvizjes dhe qendrimit në shtëpi.

Në fakt, këtu në Shkodër nuk kemi pritur qeverinë. Që nga data 10 mars e deri më sot, Bashkia e Shkodrës, me të gjitha mundësitë e kapacitetet e saj, ka qenë në menaxhim të situatës së krijuar, në përmbushje të funksionit të saj. Menjëherë, kemi nisur dhe përfunduar dezinfektimin e të gjitha shkollave, çerdheve, kopshteve, ndërtesave administrative bashkiake, qendrave, institucioneve publike, shesheve, rrugëve, trotuareve, ambjenteve publike. Madje, ky proces është i vazhdueshëm ditë për ditë dhe nuk do të ndërpritet deri në ditën e fundit të pandemisë në vend.

Shpërthimi i pandemisë në vend dhe masat kufizuese të vendosura nga qeveria, krijuan shpejt një situatë shumë të rëndë ekonomike dhe sociale. Përsëri kemi reaguar menjëherë. Kemi evidentuar individët dhe familjet më në nevojë, në vështirësi ekonomike dhe pa të ardhura, me persona me probleme sociale apo shendetësore, dhe deri më sot u kemi shërbyer rreth 1654 familjeve me pako ushqimore dhe materiale higjienike. Kemi shfrytëzuar kryesisht  bankën ushqimore që ne e kemi krijuar për raste emergjencash nga kontributi i personelit të bashkisë, jemi mbështetur edhe nga partnerët tanë të shoqërisë civile, të cilët i falënderojmë sërish publikisht.

Nevojat në territor janë të shumta. Janë mijëra familje që presin ndihmë ushqimore për të mbijetuar në këto ditë të vështira. Pavarësisht premtimeve dhe VKM-ve, për Shkodrën qeveria nuk ka bërë akoma asgjë. Po t’ju them numrin e pakove që janë dërguar nga Rezervat Shtetërore për rreth 250 mijë banorët e Shkodrës, është e turpshme: Vetëm 200 pako. Ndërkohë, janë mijëra individë e familje që kërkojnë ndihmë çdo ditë përmes njerëzve tanë në territor, numrave të kontaktit apo rrjeteve tona sociale.

Ditën e djeshme, si qytetare, kam kërkuar informacion zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Agjensia Kombëtare për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore lidhur me:

1. Sa është fondi i shpenzuar nga buxheti i shtetit për ndihmat ushqimore dhe jo ushqimore (materiale higjienike) për muajin mars 2020?

2. Sa është sasia e pakove ushqimore, pakove me materiale jo ushqimore (materiale higjienike) dhe të tjera, që ka përfituar nga buxheti i shtetit secila nga 61 bashkitë e vendit?

3. Cila është përbërja e çdo pakoje ushqimore dhe jo ushqimore të shpërndarë dhe vlera e çdo artikulli të kësaj pakoje?

Pas marrjes së Vendimit për shpalljen e “Fatkeqësisë Natyrore”, qeveria deklaroi mbështetjen për individët dhe familjet në nevojë. Deri tani, nuk po shohim ndonjë angazhim në përmbushjen e këtij premtimi të rradhës.

Meqë po më jepet rasti, përsëris thirrjen time për të ndihmuar shkodranët, janë mijëra familje që janë në pragun ekstrem të urisë dhe kanë nevojë për bukën e gojës. Po, po, për bukën e gojës. Me lugën bosh të premtimeve të deritanishme, nuk mund të mundet uria./newsbomb.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT