Superiore/ Egnatia mund Skënderbeun dhe bën ‘tre nga tre’ dhe merr kryesimin (VIDEO)

Egnatia ka triumfuar 2-1 ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e javës së tretë të Superiores.

Në Rrogozhinë, kampionët shënuan me anë të Albanese, pas 14 minutash lojë. Korçarët barazuan me anë të Nasr, në minutën e 34-të.

Në minutën e 84-të, goli i Loukilit do “vuloste” suksesin për skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede, e cila merr 3 pikë dhe shkon në kuotën e 9 pikëve në krye të tabelës.

Skënderbeu ka vetëm 1 pikë deri më tani. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 3-të.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT