E FUNDIT/ Trondit gazetari afër opozitës: Një politikan i mazhorancës rrezikon të vr*tet

Gazetari afër opozitës Armand Shkullaku, deklaroi se krimi i organizuar në Shqipëri ka kaluar fazën e bashkëpunimit me politikën dhe tani është ai që kontrollon institucionet.

‘Krimi mendoj unë e ka kaluar fazën e bashkëpunimit me politikën. Unë mendoj se krimi është padron i politikë, i drejtësisë, i prokurorisë, i policisë. Pa ju referuar fare librit të gazetarit italian, mjafton të shikoni dy dosje; atë të Bajrave në Shkodër dhe Çelajve në Elbasan. Ti ke një prokuror që punon për krimin e organizuar në Shkodër, ke gjyqtar që punon për krimin në Elbasan. Ke shefin e operacionales që furnizon me informacione krimin e organizuar’, tha Shkullaku në Syri TV.

Ai shtoi se prokuroria nuk është në gjendje të zbulojë as vrasjen e Vis Martinit, për shkak se ‘është shteti i përfshirë’.

“Kjo prokuroria jonë mirë që korrupsionin nuk e zbulon dot, mirë krimin zgjedhor nuk e mbulon dot, po vrasjen e Vis Martinit pse nuk e zbulon dot? Sepse është shteti i përfshirë. Këtu është krimi që komandon shtetin, emëron drejtues politike, prokurorë, gjyqtarë”.

Shkullaku paralajmëroi gjithashtu se situata mund të shpërthejë për shkak të konflikteve mes bandave dhe mund të ketë edhe viktima nga politika.

“E kam thënë dhe ishalla s’më del fjala, por këtu kjo gjë do të shpërthejë sepse, është shumë e vështirë ti mbash bandat nën kontroll.

E vetmja konkurrencë këtu që do krijojë dinamikë është konkurrenca e bandave me njëra-tjetrën. Dhe kjo mund të shpërthejë vetëm në ditën kur do vritet, ta hajë kot një politikan i rëndësishëm i mazhorancës” – tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT