Gjyqi në GJKKO/ Veliaj mungon në seancë: Nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale

Në GJKKO ka nisur seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj e të tjerë të pandehur në dosje që kanë kërkuar gjykimin me proces normal.

 Në një deklaratë për Gjykatën kryebashkiaku Veliaj shprehet se nuk do të jetë i pranishëm në seancë.

“Nuk do të jem i pranishëm pasi SPAK nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës për të dorëzuar fashikujt e munguar dhe provat dixhitale dhe të mundesojë të marr pjesë si njeri i lirë në sallën e gjyqit. Kërkoj të përfaqësohem nga avokati Plarent Ndreca”, ka deklaruar Veliaj.

Por më pas, avokati i tij, Plarent Ndreca sqaroi se aktet i kanë marrë vetëm dje në orën 15:00 dhe kërkoi kohë që të njihet me aktet. SPAK kundërshtoi ndërsa GJKKO vendosi vijimin e seancës, por nuk lejoi transmetimin live.

Seanca e fundit e mbajtur më 10 qershor, u shty për shkak të mungesës së disa prej avokatëve mbrojtës të të pandehurve. Veliaj gjithashtu mungoi dhe shkak është mbyllja të kafazin e xhamit. Kryebashkiaku e cilëson mbajtjen në kafaz si të paligjshme, antikushtetuese dhe diskriminuese.

Një tjetër kërkesë e Erion Veliajt që vijon të refuzohet nga gjykata është transmetimi live i seancës. Për mediat avokati Plarent Ndreca tha se i është drejtuar KLGJ me një kërkesë për të shpallur të pavlefshëm nenin 14 të një udhëzimi të vetë qeverisë së gjyqësorit, që sipas tij po përdoret nga gjykatat për të mos lejuar transparencë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT