“Mbajini larg fëmijët nga ekrani i telefonit”/ Rama poston një video shqetësuese nga spitali italian

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video ku shfaqen vuajtjet e pacientëve italianë të prekur nga COVID-19, në një spital në Cremona. Ndërkohë që ai shkroi në Facebook që prindërit të mos të lejojnë që këto imazhe t’i shikojnë fëmijët.

“CREMONA, ITALI, KRONIKË NGA FERRI I DHIMBJEVE MATANË DETIT, QË NA SHËRBEN PËR TË MBLEDHUR MENDJEN TOP DHE REZISTUAR DERI NË FUND, DUKE RESPEKTUAR LIGJIN E LUFTËS QË TË MOS BËHEMI PJESË E FERRIT PËR NJË DALJE KOT NGA SHTËPIA, PËR NJË MOSMBAJTJE RADHE ME DURIM NË PAZAR, PËR NJË HARRESË NË LARJEN E DUARVE”, ishte mesazhi i Ramës në profilin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT