DASH zbardhi dosjen e McGonigal, Ilir Meta kërkon nga qelia hetimin e Edi Ramës: Vetëm kështu drejtësia do të vihet në shina

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia dhe kërkon hetimin e kryeministrit Edi Rama, pas zbardhjes së dosjes së ish-shefit të FBI, Charles McGonigal. Referuar dokumenteve, ai bisedonte me mikun e tij në SHBA dhe i thoshte se Edi Rama po reformonte drejtësinë në Shqipëri, duke krijuar “plot mundësi”.

Sipas Ilir Metës, kallëzimi i depozituar në SPAK tre vite më parë kundër Edi Ramës, për të ashtuquajturën aferë të tij me ish-kreun e FBI, duhet të hetohet i plotë në mënyrë që drejtësia të vihet në shina kushtetuese.

“Ramaforma” ishte një “mundësi e madhe” vetëm për KryeNarkotrafikantin Edi Rama për të rrëmbyer qeverisjen e vendit, si dhe për ndërkombëtarët e korruptuar si Charles McGonigal dhe George Soros, por një humbje shumë e madhe për popullin shqiptar.

Vetëm hetimi i plotë dhe me transparencë i çështjes “McGonigal” rivendos drejtësinë në shinat e Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, por ky hetim kurrsesi nuk mund të bëhet nga ata që takoheshin fshehur si mafiozë të vërtetë me McGonigal dhe që kanë bllokuar prej tre vitesh hetimin e këtij krimi të faktuar shtetëror”, shkruan Ilir Meta.

DASH zbardhi dosjen e McGonigal, Ilir Meta kërkon nga qelia hetimin e Edi

Pjese nga dosja e DASH, ku zbardhet biseda per Edi Ramen

Sipas raportit, McGonigal ka nxjerrë informacione sekrete hetimore për një rrjet të lidhur me kompaninë kineze CEFC, duke i kaluar ato te një ish-zyrtar shqiptar , me të cilin thuhet se ka pasur marrëdhënie personale dhe biznesi.

Hetimi zbulon se këto rrjedhje informacioni çuan në paralajmërimin e personave nën hetim dhe penguan arrestimin e një prej objektivave kryesorë, duke dëmtuar ndjeshëm një hetim shumëvjeçar për korrupsion dhe pastrim parash.

Më tej theksohet se McGonigal përdori pozitën e tij për përfitime private, duke shkelur rregullat e etikës dhe duke minuar integritetin e FBI-së.

Në fashikujt e këtij raporti prej 23 faqesh, konfirmohet se ish-shefi i FBI-së ka marrë një shumë prej 225 mijë dollarësh nga një biznesmen shqiptar. Madje, ndër të tjera thuhet se gjatë vizitave të tij në Shqipëri ka zhvilluar dy takime me kreun e qeverisë shqiptare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT