SKANDALI me një SHQIPTAR TË MADH, Fan NOLIT i ‘humb’ emri në Korçë (FOTOT)

Majtas, godina e rikonstruktuar, emri i Nolit thuajse i palezueshem! Djathtas- emri ne godinen e vjeter

Ditën e djeshme u përkujtua lindja e një njeriu të madh si Fan Noli, shkruan newsbomb.al.

Noli ka qenë dramaturg, prift, përkthyes, politikan, diplomat, poet e historian, padyshim një nga shqiptarët më të mëdhenj të kohërave dalë nga zona e Juglindjes.

Mirëpo, në Korçë, duket se Nolit i ka humbur “nderi”.

Universiteti që mban emrin e tij, me rikonstruksionin e ri të godinës, i ka kushtuar një hapësirë thuajse të padukshme kolosit Fan Noli.

Ndërsa në godinën e vjetër, emri i tij shkruhej në qendër me shkronja të mëdha, në godinën e re emrin e Nolit e kanë vendosur në një cep, në anë, krah logos së Universitetit.

Pllaka e madhe ku shkruhet ‘Universiteti i Korçës’ është 50×30 ndërsa ajo me emrin e fan Nolit është 10×5.

Kujtojmë se ky Universitet ka ndërkohë si trashëgimi, një fond të rrallë e të vyer nga Fan Noli me dokumenta e materiale studimore të pas viteve 1925 por mesa duket, nuk di ta nderojë siç duhet figurën e tij.

Ky gjest, ka ngjallur menjëherë reagime dhe debat në rrjet ku shumë kritikojnë drejtuesit e Universitetit për faktin që me rikonstruksionin e godinës, kanë zhdukur thuajse, emrin e Nolit. / newsbomb.al

(Si ishte)

81890145_2261800030779833_1582564499318112256_n.jpg

(Si eshte)

82012990_2539547743033298_7848747541653880832_n.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT