Rëndohet situata nga zjarret në Levan, digjen shtëpi, asfiksohen 3 persona! Edhe ambulanca në vendngjarje, vijon lufta nga toka dhe ajri

Rëndohet situata nga zjarri në zonën e Levanit dhe disa fshatrave të tjerë të Fierit.

Për shkak të erës që favorizon flakët, mbetet kritike përhapja e vatrave, duke rrezikuar shtëpitë, banorët dhe gjënë e gjallë.

Në terren janë angazhuar mjekë dhe infermierë të Qendrës Shëndetësore Levan, si dhe dy autoambulanca me personel shëndetësor nga Spitali Rajonal Fier.

Deri në këto momente, 3 persona janë paraqitur me shenja asfiksie si pasojë e tymit. Ndërkohë zjarrfikësit, janë në luftë me flakët.

Kreu i Emergjencave, Haki Çako, tha se situata është e jashtëzakonshme dhe po punohet me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për shuarjen e tyre dhe shmangien e pasojave, sidomos në jetë njerëzish.

Gjithashtu vijojnë evakuimet e banorëve në zonat më problematike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT