Pasojat ekonomike të luftës me Iranin të papërballueshme, popujt të rraskapitur ekonomikisht pas Pandemisë dhe luftës me Ukrainën

Pasojat e luftës SHBA-Izrael me Iranin po ndihen në mbarë botën, kryesisht në ekonominë globale dhe rritjen e inflacionit.

Sipas një analize të The Guardian, çmimet e naftës shkuan këtë javë në 119 dollarë për fuçi. Ky është niveli më i Lartë që nga pushimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Ekspertët paralajmërojnë se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, mund ta rrisë çmimin e naftës në 150 dollarë për fuçi, një nivel rekord që prej vitit 20028.

Bankat qendrore po përfundonin normalizimin e normave të interesit. por lufta më Iranin i detyrojë të rrisin normat e huadhënies.

Kanali i Hormuzit, transporton 1/5 e naftës dhe gazit të lëngshëm bë mbarë botën dhe 1/3 e plehrave më të përdorura globalisht. Mbyllja e saj do ë kishte ndikim 17 herë më të madh se sa goditja maksimale e prodhimit rus të naftës në prill 2022.

Rritja e inflacionit pas pandemisë Covid 19 dhe luftës Ukrainë Rusi ka dëmtuar ekonominë e familjeve, një tjetër rritje e inflacionit mund të ulë kërkesën e konsumatorëve ndejshëm.

Ian Stewart, ekonomist kryesor i Deloitte në MB, paralajmëron:

“Çmimet e larta të naftës dhe gazit janë shenja të problemeve ekonomike. Historikisht, rritjet e energjisë kanë shkaktuar recesione në Perëndim.”

Sipas analizës së The Guardian, kjo është kriza më e madhe e furnizimit dhe logjistikës së energjisë në historinë moderne.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT