Ceni dhe Dardani: Dy heronjtë e Koshares, ranë në luftën e Kumanovës
Hysen L. Rushiti – CENI dhe Turgaj Gashi – DARDANI, janë dy nga dhjetë shqiptarët e rënë në luftën e Kumanovës.
Hysen Rushiti nga Vushtrria, dhe Turgaj Gashi nga Prishtina, i ishin bashkuar forcave të UÇK-së, në thyerjen e kufirit në Koshare.
Rrethanat në të cilat u vranë këta dy dëshmorë mbeten ende të mjegullta, pasi nuk dihet nëse u vranë gjatë luftimeve apo pas marrëveshjes për dorëzim. Apo, edhe më keq, gjatë torturave në paraburgim.