E pabesueshme! 62-vjeçarja italiane bëhet nënë falë Shqipërisë

Një grua italiane është bërë nënë në moshën 62-vjeçare! Ajo lindi një vajzë që peshonte 3 kilogramë e 200 gramë, në spitalin San Giovanni, ku ajo punonte si infermiere prej vitesh.

Gruaja nuk kishte biseduar me kolegët e saj për shtatzëninë. E sigurisht, lindja në një moshë të tillë nuk ka qenë e thjeshtë, e sidomos në Itali. Për të bërë të mundur shtatzëninë, 62-vjeçarja kreu implantimin e embrionit në Shqipëri, konkretisht në Tiranë.

Nëna e re ka “adoptuar” embrionet e një çifti, i cili ishte nënshtruar më parë procedurave të tilla. Bëhet fjalë për një praktikë që në Itali është e ndaluar, por përdoret në vende të tjera europiane, përfshi Shqipërinë.

“Kam qenë duke pritur njeriun e duhur për shumë vite, më pas mora vendimin”, tha ajo. Legjislacioni i shtetit italian nuk do e lejonte këtë teknikë, kjo edhe për kufijtë e moshës së gruas.

Një tjetër pengesë për italianen ishte fakti se ajo është e vetme, pra nuk ka një bashkëshort apo nuk bashkëjeton me dikë, gjë që e privon të kryejë fekondim në këto kushte sipas ligjeve italiane.

Por, gruaja e gjeti zgjidhjen duke ardhur në Shqipëri, një shtet që ashtu si Spanja është bërë një pikë referimi për fekondimin e asistuar sepse ka ligje më pak kufizuese sesa në Itali.

Gruaja lindi në javën e tridhjetë e shtatë, me shpërndarjen e planifikuar cezariane.

Përballë perspektivës për t’u bërë një nënë-gjyshe, për faktin se mund të vdesë ndërkohë që e bija mund të jetë fare e re, ajo shprehet shkurt: “Mua më mjafton që kjo vajzë të shkojë 18 vjeç me mua gjallë, më pas do mund të ecë vetë. Sepse fëmijët duhet të jenë të pavarur”./ /ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT