“Allahu të mbuloftë me mëshirë”, daja i shkon te varri Erigers Mihasit! Zbulohet pllakata e mikut të Vis Martinaj me dedikim për Zotin

“Bossi dajës. Allahu të mëshiroftë dhe të mbuloftë me mëshirën e Tij dhe na bashkoftë në xhenet in shaa Allah”, shkruan daja i Erigers Mihasit mbi një video të publikuar në rrjetin social “Tik Tok”, katër vjet nga vrasja e tij në zonën e “Astirit” në Tiranë.
Miku i biznesmenit të basteve që rezulton i zhdukur pa gjurmë prej tre vitesh, u ekzekutua me breshëri plumbash në një prej lagjeve më të populluara të kryeqytetit, ndërsa qytetarët mbetën të shokuar nga pamjet dramatike të atentatit.
32 vjeçari ishte baba i tre fëmijeve dhe i akuzuar për disa ngjarje të rënda kriminale, por që akuzat asnjëherë nuk ishin mundur të provoheshin, duke bërë që ai të shijonte lirinë.
Altin Demirxhiu, i identifikuar në “Tik Tok” me këtë emër, thotë se është daja i Erigers Mihasit dhe teksa ka shkuar për ta vizituar te varri, ka shkrepur 2-3 fotografi. Përmes tyre zbulohet dhe pllakata e varrit të 32 vjeçarit, me dedikime për Zotin.
“Nuk u mërzita kur nga kjo botë u largova! Sepse një Zot të vetëm gjithë jetën besova! Dije se kush lindi një ditë nga kjo botë do të udhëtojë! Ai që vepra të mira bëri e Zotin e gjithësisë besojë”, shkruhet në pllakatën e varrit të Erigersit.
Policia dhe Prokuroria e Tiranës patën dyshime se pas vrasjes së 32 vjeçarit qëndronte Klani “Duka”, por ato nuk u provuan asnjëherë dhe atentati në “Astir” mbeti i pazbardhur. Pasagjer në mjetin e bërë shoshë nga plumbat ishte dhe Armand Dumani.