Aksident në aksin Tiranë–Elbasan/ Makina del nga rruga përplaset me barrierat mbrojtëse dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, në vendin e quajtur Dopaj ku një automjet dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi mbi normat e lejuara. 

Si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin, automjeti ka dalë nga korsia e rrugës dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore. 

Përplasja ka sjellë përmbysjen e automjetit, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar me pasoja të rënda në radhët e pasagjerëve apo e drejtuesit. 

Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor në zonë. 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT