Agron Shehaj: Autokrati Rama bllokoi diskutimet në Parlament! Provokon prej 12 vitesh dhe ne s’dalim kurrë të fituar

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u shpreh në News 24 se kryeministri Edi Rama prej 12 vitesh provokon opozitën ndërsa theksoi se kreu i qeverisë po përdor pushtetin për t’i marrë tokat shqiptarëve. Agron Shehaj theksoi se në të gjitha seancat e Parlamentit opozita nuk del e fituar.
“Fatkeqësisht, këto 12 vjet, ka ndodhur praktikisht e njëjta gjë, Edi Rama ka ardhur, ka provokuar dhe opozita ka reaguar. Edhe kur mbylli seancën. Tha: “E di ça keni ju, s’flet më njeri sot”, se e vendosi “Autokrati” që parlamentin mund ta mbyllim.
Ne duhet të kuptojme një gjë. Në këto 12 vjet dhe nga kjo gjë që ndodhi sot, siç ka ndodhur, në pothuajse të gjitha seancat e parlamentit, ne nuk dalim të fituar. Opozita nuk del e fituar. Del i fituar ai, sepse ai e arrin qëllimin. Ai do që ne të flasim për Diellën.
Ne duam që të flitet për atë qytetarin në Durrës, që doli nga shtëpia dhe vdiq se u mbështet në një shtyllë. Ai do të flasë për hapjen e kapitujve. Ne duam të flasim për mënyrën sesi Edi Rama përdor pushtetin e vet për të marrë tokën e shqiptarëve, Alimanin dhe t’ia falë, një sipërmarrësi të lidhur me politikanë të huaj.“-u shpreh Shehaj.