Video/ Si të plotësojë biznesi i vogël formularin e papunësisë dhe të përfitojë pagë minimale

Me pandeminë COVID-19 që ka bllokuar ekonominë e vendit, janë të shumta bizneset e vogla të cilat vuajnë pasojat. Me to, edhe shumë punonjës, të cilët me aktivitetin e bllokuar e kanë të vështirë që të marrin rrogat.

Videoja e mëposhtme tregon se si duhet që të plotësohet formulari i papunësisë, tek ato biznese të cilat janë të listuara si përfituese, prej Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve!

Klikoni në platformën Tatime.gov.al. Aty të gjithë subjektet do të bëjnë deklarimin për përfitimin për pagesën e papunësisë.

Me anë të videos, tregohet se si duhet që të plotësohet kërkesa në këtë platformë për të gjithë të interesuarit, ku jepen informacionet e kërkuara, nga adresa deri te të dhënat bankare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT