Agjencia e BE ngre alarmin pas analizave: Specat me origjinë nga Shqipëria përmbajnë tre lloje pesticidesh

Agjencia e Bashkimit Europian për Sigurinë Ushqimore, ka ngritur alarmin pasi një kompani ushqimore në Slloveni bëri thirrje për tërheqje nga tregu të specave nga Shqipëria pasi përmbanin nivel të lartë të pesticideve.

RASFF e konsideron situatën problematike dhe mjaft serioze ndërsa bën me dije se nga analizat rezulton që në specat e ardhur nga Shqipëria janë gjetur tre lloje pesticidesh; Formetanate, Acetamiprid dhe Flonicamid.

Menjëherë pas alarmit të ngritur nga Sllovenia, agjencia e Bashkimit Europian njoftoi edhe Shqipërinë si vend i origjinës së produktit, gjithashtu Austrinë dhe Kroacinë, duke kërkuar tërheqjen e specave të Shqipërisë nga tregu.

Agjencia e BE ngre alarmin pas analizave: Specat me origjinë nga

Agjencia e BE ngre alarmin pas analizave: Specat me origjinë nga

Back to top button
LAJMET E FUNDIT