Pasoja e “Zajednicës”: Kisha serbe ndalon punimet e ndërtimit të rrugës, Deçan-Plavë
Misioni i OSBE-së konfirmoi mbrëmë se punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë janë ndërprerë, pas kërkesës së Manastirit të Deçanit.
Në një komunikatë të lëshuar mbrëmë vonë, Misioni i OSBE-së tha se ka ndjekur me shqetësim atë që Misioni tha se dukej të ketë qenë ndërtimi ilegal i rrugës, që nga dita e djeshme, brenda Zonës Speciale të Mbrojtur (ZSM) të Manastirit të Deçanit.
“Ne rikujtojmë se çdo punim brenda ZSM-së duhet të bëhet në marrëveshje me Këshillin Implementues dhe Monitorues. U bëjmë thirrje të gjithë faktorëve për të kërkuar një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët në përputhje me ligjin e Kosovës dhe obligimet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Misionit.
Vendimi për ndaljen e punimeve është përshëndetur edhe nga Manastiri i Deçanit.
“Duke iu falënderuar iniciativate (të bashkësisë) ndërkombëtare, qeveria e Kosovës ka ndalur punimet e paligjshme në rrugën brenda Zonës së Mbrojtur dhe makineria e rëndë është larguar. Shpresojmë që qeveria e Kosovës në të ardhmen do t’i repsektojë ligjet e veta dhe obligimet ndërkombëtare”, thuhet në një deklaratë të Mnastirit të Deçanit të lëshuar në Twitter.
Gjatë ditës, komuna e Deçanit kishte reaguar ndaj një kërkese të Manastirit të Deçanit për ndërprerjen e punimeve.
Pakica serbe, gjithsesi, duhet të kenë mbrojtjen sipas ligjit. Serbët në Kosovë, ligjërisht, kanë gjithçka që shqiptarët në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi as nuk mund të ëndërrojnë. Dhe kjo që ndodhi mbrëmë është rezultat i politikave të Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga Qeveria Thaçi e deri tek Qeveria Haradinaj, sot.
Duhet theksuar se “Zona e mbrojtur” është dhuratë e dhënë Kishës Ortodokse serbe nga regjimi fashist i Milosevicit. Duhet rikujtuar lexuesit se regjimi i Millosheviqit i kishte falë Manastirit të Deçanit 800 hektarët tokë publike dhe private. Paçka, pranimi i këtij vendimi të Milosheviqit nga Hashim Thaçi dhe nga Ramush Haradinaj, nuk është gjë tjetër pos pranim i vendimeve të regjimit fashist të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.
Për këtë arsye MekuliPress argumenton se ky është “efekti” i parë i problemeve që do të vijnë me “Zajednicën”, e cila do të bllokojë shtetin e Kosovës në çdo aspekt, sepse Kisha serbe – Beogradi do të thirren në “të drejtat e serbëve të mbrojtur sipas ligjit”, shkruan MekuliPress.info
VINI RE! MekuliPress vepron në bazë vullnetare. Redaksia nuk pranon ndihma nga partitë politike e as nga Qeveria. Na ndihmo të mbijetojmë median e pavarur!/ZgjohuShqiptar.info