Aksidentet shënojnë rritje, rreziku më i lartë nga grupmoshat më të reja

Aksidentet rrugore gjatë periudhës janar–maj kanë shënuar rritje me 3.4% në krahasim me një vit më parë.
Në të dhënat e publikuara nga INSTAT, në muajin maj janë regjistruar 133 aksidente, në të cilat 181 persona kanë mbetur të aksidentuar.
Numrin më të lartë të tyre e shkaktojnë grupmoshat e reja, nga 25–34 vjeç.
Për sa i përket ditëve me numrin më të lartë të aksidenteve, është e diela me 18% të tyre, ndërsa me pak aksidente është e mërkura.
Të dhënat tregojnë se aksidentet më së shumti regjistrohen në mesditë.