Një oficer i Europol mbërrin në Tiranë me një mision sekret, çfarë pritet të ndodhë

Nga sot Europol do të ketë një zyrë në Tiranë, duke bërë që një oficer i Europol do të punojë në një zyrë të posaçme në Policinë e Shtetit, për të intensifikuar bashkëpunimin. Fillimi i operacionit të FRONTEX në kufijtë e Shqipërisë, përbën një hap të rëndësishëm, i cili ndodh për herë të parë në një vend jashtë BE. Edhe hapja e Zyrës së Europol në Tiranë, është e para në rajon dhe siç tha dhe Drejtorja Ekzekutive e dyta në botë pas Uashingtonit, gjë që na bën të ndihemi mirë.

Hapja e zyrës së Europol në Tiranë është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe pozitive në kronikën e gjatë të hapave të suksesshëm të integrimit europian të Shqipërisë. Vetëm në 10 vitet e fundit, numri i njerëzve që kalojnë kufijtë e Republikës së Shqipërisë është rritur gati 160 për qind. Dhe kjo tendencë pozitive vazhdon me po të njëjtin ritëm rritjeje. Mjaftojnë vetëm kjo shifër për të treguar nivelin e jashtëzakonshëm që ka arritur lëvizja e njerëzve dhe mallrave.

Përpjekja e Policisë për integrim në Bashkimin Europian po konkretizohet përditë e më shumë në element konkretë dhe praktikë. Fillimi i operacionit të FRONTEX në kufijtë e Shqipërisë, përbën një hap të rëndësishëm, i cili ndodh për herë të parë në një vend jashtë BE – tha Lleshaj, në ceremoninë e hapjes së kësaj zyre.

EUROPOL-i, si një organizatë e Bashkimit Europian për zbatimin e ligjit, synon të përmirësojë efektivitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet agjencive ligjzbatuese të shteteve anëtare, për parandalimin dhe luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit.

Në këtë kontekst, asistenca e EUROPOL-it, në Policinë e Shtetit, synon të përmirësojë metodat, për të bërë të mundur luftën kundër krimit të organizuar, si një nga problemet themelore në vendin tonë, synon të luftojë terrorizmit ndërkombëtar, trafikun e lëndëve narkotike dhe migracionit të paligjshëm.

Marrëveshja e parë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Europol, është nënshkruar në vitin 2013 në Hagë. Ndërsa marrëveshja për krijimin e zyrës së oficerit ndërlidhës, u nënshkrua në vitin 2018, mes Drejtorit të Policisë Ardi Veliut dhe Zëvëndës Drejtorit Ekzekutiv të Operacioneve, Wil van Gemert. Vitin e kaluar Shqipëria mori pjesë në 8 operacione ndërkombëtare, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ka bashkëpunuar në 12 operacione.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT