Rama kritika PD-së: Vazhdon me avazin e vjetër, do t’i ngelet vetëm turpi

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish opozitën, që sipas tij po ndikon negativisht me propozimet që jep për zgjidhjen e rizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Ai thotë se e vetmja gjë që do t’i ngelet Partisë Demokratike, është turpi i radhës.

“LBPD nuk mendon si të ndihmojë,se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës.”, shkroi Rama në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT