Ministri i Financave i Kosovës: Për ushtrinë nuk do i kursejmë paratë

Ministri i Financave i Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për buxhetin që do ta ketë ushtria e Kosovës. Ai ka thënë se asnjë kërkesë që ka të bëjë me ushtrinë nuk do të refuzohet.Hamza, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka thënë se me parët e buxhetit do te blihen disa pajisje për ushtrinë.“Çdo kërkesë që është bërë deri tash është miratuar. Parat e buxhetit nuk do te kursehen për Ushtrinë e Kosovës. Çdo gjë që duhet për këtë çështje do të plotësohet”, ka thënë Hamza.Ai ka treguar se me parat e buxhetit do të blihen pajisjet që duhen për ushtri. Po ashtu me këto para do të behën edhe pagat dhe gjerat e terja për ushtrinë.“Atë çka është e nevojshme do të mbulohet. Normalisht aq sa ka kapacitete buxheti”, ka thënë Hamza./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT