Gara për Bashkinë e Tiranës, ish-deputeti demokrat zbulon çfarë po “gatuhet” brenda PS-së kundër Edi Ramës (DEKLARATA)

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka folur në emisionin “Real Story” për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës ndërsa theksoi se ka përçarje brenda Partisë Socialiste.
Sula u shpreh se përveç Edi Ramës, ekzistojnë figura brenda PS që s’e mbështesin kandidaturën e Ogerta Manastirliut. Ish-deputeti u shpreh se brenda PS ka një komplot ndaj Ramës dhe për konflikte të brendshme që ende nuk janë bërë publike.
“Situata në Tiranë është shumë më e komplikuar. Përveç Ramës që kërkon fitoren në Tiranë, ka të tjerë brenda PS që nuk duan triumfin e Manastirliut. Brenda PS ka probleme shumë të forta, pavarësisht nuk janë shfaqur. Ka një komplot ndaj Ramës. Rama kërkon të kontrollojë gjithçka, por që të ketë kontroll mbi drejtësinë dhe SPAK siç pretendon PD nuk ka sens.
Sepse i bie që Rama ka futur të gjithë të tijtë në burg dhe ka liruar Berishën. Berisha me këtë propozim që ka bërë sot do të thotë që nuk ka më opozitë, nuk i intereson më PD, vetëm interesat e veta. Ia bën këtë ofertë Ramës , i ofrohet Ramës ‘unë do të jem shpëtimtari yt’. Lëvizjet mes PS-PD mes këtyre ditëve, kemi për të kuptuar shumë”, tha Dashnor Sula.