Dokumenti i 84 viteve më parë: Merrni masa, prifti ynë nuk meshon shqip
Në Arkivin e Shtetit kohët e fundit kam ndeshur në një dokument që shkruar për Pashkët e ortodokësve, këtu e afro 90 vjet më parë. Ndonëse dokumenti bën fjalë për gati një shekull të shkuar, mesazhi është plotësisht i sotëm, sidomos kur polemika për kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale, Hirësinë e tij Janullatos, është ndezur sërish. Ja, dokumenti arkivor për Pashkët dhe priftërinjtë grekomanë, gjysmëshekulli më pare, në një fshat të thellë të Shqypnisë të mbretit Zog: “…Lushnjë, 26.03. 1930.Dërguar: P.T. Prefekturës Berat.Lënda: Mbi meshimin greqisht të priftit Papa Jorgji Ziu;…Bashkangjitun, kemi nderin t’ju paraqesim raportin nr.24, datë 23.03. 1930, të Komunës së Libofshës, kundër priftit Papa Jorgji Ziu, nga fshati Ndërnënas, i cili ka meshue greqisht në kishën e Shën Marinës, me lutjen që të merrni masat e duhuna kundër priftit në fjalë…”Zëv/Prefekti (firma, vula) Tani, le të shohim se çfarë ndodh ekzaktësisht 84 vjet më pas. Jo një prift në një fshat të largët të Shqipërisë, por vetë Kryepeshkopi meshon më së shumti greqisht. Ky është një nga paradokset më të çuditshëm që ne përjetojmë në shekullin e 21-të. Këtë problem unë e kam ngritur herë pas here në shtyp. Po e ngre edhe këtë vit, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Hirësisë së Tij Janullatos.Ju drejtoni për rreth njëzetë vjet grigjën shqipfolëse të ortodoksisë shqiptare, ende me përkthyes, Hirësi Janullatos…!? Edhe pse kjo është kundër nomeve të kishës tonë, madje edhe pse i bie ndesh Kushtetutës së Shqipërisë…!? Ju vazhdoni me fodullëkun e njeriut që s’pyet për shtet dhe ligj, madje edhe pse s’jeni në shtëpinë tuaj… Atëhere nuk di për çfarë shënjtërie a përkushtimi fetar mund të pretendojë një klerik si Ju që nuk plotësoni detyrimet ligjore, kur ne presim të shikojmë se udhëheqësit tanë shpirtërorë janë aq të shënjtë sa nuk shkelin mbi një mizë e jo mbi ligj…!?Madje, Ju jeni duke shkelur edhe mbi ne, mbi gjithë ortodoksinë shqiptare (siç e do ajo greke…), mbi trashigiminë fetare dhe kulturore të të parëve tanë, mbi etërit kombëtarë shqiptarë të kishës tonë të cilën, përditë e më dukshëm po e zhvishni nga tradita shqiptare e Nolit të madh, At Stathit, Saqellarëve dhe Papa Kristos, emrat dhe veprën atdhetare të të cilëve, as guxoni t’i zini me gojë. E, pra, nëse nuk të mjaftuan dhe bindën dy dhjetëvjeçarë në përkushtimin Tuaj progrek në kurriz të kishës tonë për ta zhbërë dhe greqizuar atë ind e maj, të jeni i sigurt se do jeni i dështuari i radhës në përpjekjet dhe orekset shekullore të grekërisë së zilepsur dhe tahmaqare, ndaj trojeve dhe historisë shqiptare.Dihet se modeli Juaj i shekullit tetëmbëdhjetë ishte misionari Kozma Etoli (1714-1779), një antishqiptar i përkushtuar i megaliidhesë greke i cili, bënte pikërisht këtë që Ju po e bëni sot në mënyrë shumë më të sofistifikuar, me mjetet bashkëkohore. “Mos iu lutuni Zotit në shqip se është gjuhë e mallkuar, është gjuha e të paudhit…Më premtoni se në familje do flisni jo shqip por greqisht dhe unë do t’ju falë gjithë mëkatet tuaja…” Ja kështu, Hirësi Janullatos, Kozmai, iu fliste besimtarëve, me përkthyes, ja kështu, si Ju.Shqiptarët dhe ortodoksit e këtij vendi, e dinë mirë se Zoti flet edhe shqip…! Ndaj, edhe fjalët e Krishtit, na i thoni shqip Hirësi Janullatos pa u trembur se do t’Ju mallkojë Zoti. Apo trembeni mos i delni nga besa shën Kozmait, modelit Tuaj të vjetër? Pa frikë, Hirësi; shën Kozmai ka vdekur, paçka se grekomanët e Megaliidhesë, andej dhe këtej kufirit, ende lodhen ta ringjallin duke i zbukuruar varrin në mes të Myzeqesë, që ta kini si “gozhda e Nastradinit” për kufijtë e Vorioepirit tuaj, i cili shkuaka deri në Shkumbin…!?FOTO: Fan S. Noli më 8 Mars 1908 në metropolinë e New Yorku/ZgjohuShqiptar.info