Rama: As SHBA, as Gjermania, as Franca, nuk kanë bërë asgjë më shumë se ne

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka bërë gjithçka mirë në luftën ndaj koronavirusit, madje as shtete si SHBA-ja, Britania, Gjermania dhe Franca nuk kanë bërë më shumë.

“Sistemi shëndetësor shqiptar nuk është as më i aftë e as më pak i aftë në raport me vendet e tjera të botës. As SHBA-ja, as Franca, as Gjermania nuk kanë bërë asgjë më shumë se sa ne.

Nuk i kemi bërë se jemi më të zgjuar, por se kemi pasur vetëdije se kemi qenë më të dobët.

Mbyllja e kufijve nuk pengon virusin t’i kapërcejë kufijtë. Asnjë shkencë, asnjë ekspert nuk sugjeron mbylljen e kufijve, përpara se virusi të shfaqet në territor.

Ne jemi përgatitur për çdo skenar, por njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë informacione zyrtare, të vërtetën e dhimbshme dhe aspak të pëlqyeshme të situatës se ne jemi në aftë, që nuk dihet se sa do të zgjasë dhe të gjithë duhet të mobilizohen njësoj sikur t’i shikoni bombat plagët viktimat, edhe pse nuk i shikojmë avionët e bombat që bien.”, tha Rama në “Open”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT