Arilena Ara fiton Festivalin e 58 të Këngës dhe na përfaqëson në Eurovision (Video)

Arilena Ara shtë shpallur fituesja e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH me këngën “Shaj”. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në muajin maj në Eurovision.

Vendi i dytë është rrëmbyer nga Elvana Gjata me këngën “Me tana”. Sara 16-vjeçare ka fituar vendin e tretë me këngën “Ajër”.

“Nuk e kisha menduar asnjëherë këtë moment”, tha mes lotësh këngëtarja. “Nuk bëj muzikë për të fituar çmime, bëj muzikë se i kam dedikuar jetën muzikës që 16-vjeçe. Kësaj here shkruam një këngë për veten time, me këtë këngë kam qarë, kam qeshur, jam ndjerë në ankth. Jam e emocionuar se sot kam mamin tim në sallë, janë të gjithë miqtë e mi”.

Vendi i parë, Arilena Ara:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT