Flamur Noka: Shqiptarët nuk po martohen më për faj të Edi Ramës!

Flamur Noka ka reaguar lidhur me një studim të fundit, ku theksohet se ‘shqiptarët nuk po martohen më dhe celebrimet kanë zbritur në minimumin historik, 7.7%.
Në postimin e tij në Facebook, Noka ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për mungesën e dasmave.
“Tani presim që Ramaduro të na nxjerrë për kundërpeshë ndonjë dasmë të mbështetur nga qeveria, ashtu siç publikoi fotografinë e dy foshnjave të porsalindura si sukses në një vend ku lindshmëria ka rënë dramatikisht në 35%.
Meqënëse ka ende që nuk kanë të ngopur me lugën bosh të propagandës, Rama është gjithmonë gati“, shkruan Flamur Noka.