Serbia traktat për paqen me Kosovën, Kuçi: SHBA dhe BE t’i bëjë presion
Kuçi: Kosova do të parashtrojë një propozim për traktat paqeje, por në fillim duhet një garanci nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian
Kuçi, njëkohësisht edhe ministër i Drejtësisë ndodhet në Lowa, në kuadër të një programi partneriteti mes këtij shteti dhe Kosovës.
Zëvendëskryeministri tha për “Zërin e Amerikës”, se traktati është më shumë si objektiv në fund të një procesi të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, sesa si një qëllim i afërt. Ai thekson se pavarësisht se mund të duhet një muaj, një viti, apo disa vjet për ta arritur këtë, kjo do të jetë një zgjidhje e përhershme.
Për Kuçin një element thelbësor për sukses do të është “presioni pozitiv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Unioni Evropian”. Ideja e tij është që për çdo lloj dialogu mes dy vendeve, Kosova të parashtrojë një propozim për traktat paqeje, por në fillim duhet një garanci nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Zëvendëskryeministri Kuçi nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kërkesës së serbëve të Kosovës që të përfaqësohen në bisedime si palë, por tha se çelësi i zgjidhjes së problemeve të tyre është në Beograd.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!” Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.