“Anila Hoxha, Ministre per drejtesine”, Kikia: Nga sot do krijoj edhe une qeverine time! President, kryeminister, minister i brendshem, i jashtem…

Nga Mentor Kikia

Edhe kaq, prape shume idjote per meter katror i bie te jemi!

Kur ti mendon se, ja erdhi 2030-ta qe te iki Rama, del dikush qe te kujton se nuk ka asnje shanc te ndodhe kjo, me kete debilllek qe endet rrugeve.

Po si eshte mundur mor aman?

Dmth kemi mbetur ende tek Rrapush Xhaferri. E kuptoni apo jo? Imagjinoni sikur ty tipi te vinte me nje traste me leke, do mbushej sheshi i Vlores me shume se ne diten e pavaresise.
Por une e kam vendos, nuk do te lajthis nga mendja ne kete vend: Por do krijoj edhe une qeverine time:

-President, kryeminister, minister i brendshem, i jashtem dhe shef i zjarrfikesave do jem vete.
-Minister per drejtesine do marr Anila Hoxhen, e qan ajo.
-Minister per ekonomine dhe sigurimet, do marr Saimirin, shokun tim nga Saranda.
-Minister per bujqesine, do marr Pandi Gjaten, eshte nga Devolli ai, merr vesh nga mollet.
-Minister per shendetesine, do marr Osmanin dhe Renaldon, nga News 24, meqe jane pa pune tani. Ta bejne me radhe, nje dite njeri, nje dite tjetri.
-Minister per mjedisin dhe arsimin, kam nje goce teze eshte pa pune, eshte kthyer nga Gjermani, ka ca dite.

Se mos me thoni se kam rrjedhur e?
Ky eshte vendi i mundesive te medha njerez! Nuk ka te dyte ne bote.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT