31-vjeçari nga Mallakastra kërkon ndihmën e shqiptarëve: Dua të jetoj, por familja nuk i ka 18.000 euro për operacionin në Turqi! Më ndihmoni

Ajet Alibehaj është një i ri 31-vjeçar, i cili prej kohësh po përballet me një sëmundje të rëndë dhe jeta e tij është në rrezik.
E vetmja shpresë sot për Ajetin është kurimi i tij në Turqi. Familja 31-vjeçarit i është drejtuar të gjithë shqiptarëve në këto ditë të vështira për të pasur sado pak ndihmë nga kushdo me qëllim përballimin e shpenzimeve të operacionit dhe të trajtimit në Turqi.
KLIKO KËTU PËR TË NDIHMUAR AJETIN!
“Një thirrje për jetën e vëllait tim
Vëllai im është vetëm 31 vjeç… një djalë i qeshur, i dashur, plot jetë, që gjithmonë ka ditur t’i bëjë të tjerët të ndihen mirë. Por sot jeta e tij është në rrezik. Një sëmundje e rrallë dhe e rëndë e ka goditur papritur dhe e ka lidhur me spitalet, duke ia shndërruar ditët e rinisë në një betejë të dhimbshme.
Ditëlindjen e tij e kaloi aty, mes mureve të ftohta të spitalit… por sërish me buzëqeshje, sepse ai nuk dorëzohet. Ai ka vetëm një ëndërr: të shërohet dhe të jetojë, të kthehet tek jeta, tek ne.
Për këtë ka nevojë për trajtime të kushtueshme, të cilat familja jonë nuk ka mundësi t’i përballojë e vetme. Sot, shpresa e tij është tek ju. Çdo ndihmë, çdo dorë e shtrirë, është një hap drejt shpëtimit të tij.
Ju lutem nga zemra, ndihmoni – qoftë me një kontribut, qoftë duke shpërndarë këtë thirrje. Për ju mund të jetë e vogël, por për vëllain tim është jeta”, shkruan Urim Alibehaj, vëllai i Ajetit.
KLIKO KËTU PËR TË NDIHMUAR AJETIN!