Berisha i prerë: Kurrë nuk do të bëj marrëveshje me oligarkët, por u premtoj se do ul taksat

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nuk do të bënte kurrë një marrëveshje me biznesmenët e mëdhenj në Shqipëri, për ta ndihmuar që të vijë në pushtet.
Berisha megjithatë u premtoi atyre se do të ulë taksat, do të heqë TVSH-në dhe do të ulë kontributet shoqërore.
Pjesë nga diskutimi në “Syri Tv”:
Arjan Çani: Si ka mundësi që në botën shumë afër nesh, në fushatë elektorale, shefi i opozitës kur i vjen radha bën një pakt me katër pesë oligarkë, thuajse të fshehtë, ku ai i thotë unë do ju godas dhe pas zgjedhjeve do ju shpërblej..Pse nuk e bëni?
Sali Berisha: Unë atë kurrë, kurrë nuk e bëj. Por siguroj çdo biznesmen që unë do të ul taksat në mënyrë dramatike, do ul kontributet shoqërore, do ul TVSH dhe unë mendoj se çdo biznesmen i ndershëm duhet t’i respektojë këto masa.
Çim Peka: Si do t’i bëni për vete mediat?
Sali Berisha: Largimi i Edi Ramës ëshët kryesori, do të çlirojë mediat. Sot ka filluar një sulm kundër Ora News
Çim Peka: Kanë qenë edhe këtu gjithë ditën.