Shifra të frikshme në SHBA/ 1047 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Ka shkuar në 5137 numri i viktimave nga pandemia e koronavirusit në SHBA. Vetëm 24 orët e fundit kanë humbur jetën 1047 persona, referuar të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Kurse numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 216.722, me 27.080 raste të reja në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e përditësuara. SHBA ngelet vendi me më së shumti raste në botë, pasuar nga Spanja me 110.238 të infektuar.
Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është Nju Jork, ndërsa pas tij vijon Nju Xhersi. Numri i pacientëve në shtetin e Nju Jorkut u rrit nga 76.049 në 84.046. Ndërkaq, në Nju Xhersi deri më tani janë regjistruar 22.225 raste.
Kurse shteti i Nju Jorkut mban numrin më të madh të viktimave, me gjithsej 2.220 të vdekur nga COVID-19.