Po sikur Shqipëria…!
Nga Denis Dyrnjaja – Po sikur një ditë Shqipëria të gdhihej pa politikanët anadollakë, injorantë, hajdutë, të babëzitur, të korruptuar, mashtrues dhe hileqarë?!
Po sikur Shqipëria të gdhihej me njerëz që bëjnë drejtësi, jo pafytyrësi për pasuri?!
Po sikur një ditë Shqipëria të gdhihej me njerëz që duan të mësojnë dhe punojnë drejt e realisht dhe të marrin atë që u takon?!
Po sikur një ditë njerëzit në Shqipëri mos të mendonin vetëm për çka iu përmban pragu brenda, por edhe jashtë shtëpisë?!
Po sikur një ditë Shqipëria të orientohej drejt vlerave e jo “plehrave”?!
Po sikur një ditë Shqipëria të kishte njerëz që e mendojnë këtë tokë si vendin e pasardhësve të tyre?!
Po sikur një ditë Shqipëria të kishte një popull që jo vetëm e thotë por e bën realisht veten krenar me qenë shqiptar?!
Po sikur një ditë Shqipëria të ishte vendi i lakmuar për të jetuar e jo për të mërguar?!
Po sikur një ditë Shqipëria të kishte njerëz e jo thjeshtë frymorë?!
Kaq e thjeshtë dhe e vështirë njëherësh është të bëhet Shqipëria, sepse në dorë e kemi vetë ne si çdo popull, ose ta bëjmë këtë vend ose të na shkruajë me turp historia!/ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!