41- vjeçari që ndërroi jetë nga koronavirusi në Kavajë, kishte rregulluar falas spitalin: E bëj për qytetin tim, mos ma përmendni emrin

Një ditë më parë, një 41-vjeçar nga Kavaja ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit.

Ai nuk kishte asnjë sëmundje tjetër, ndaj dhe rasti bëhet më i dhimbshëm.

Drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu, ka treguar ndërkohë një detaj.

Viktima kishte ndihmuar për rregullimin e spitalit të Kavajës me paratë e tija, por kishte kërkuar që të mos përmendej emri i tij.

“Nebi 1 djale flori ,i qeshur dhe me 1 zemer te madhe na la…..na la pa fjale, me plot dhimbje, se nuk e meritonte te ikte kaq shpejt, por zoti eshte i madherishem dhe e din vete me mire se c’ben. I mer te miret shpejt, qe ti kete prane .

Ndjej ligeshtim ne shpirt, sepse ai ishte plot force per te ndihmuar te tjeret, per te kontribuar ne cdo gje, qe ta bente me te lehte gjithcka, kurdohere qe i jepej mundesia.

Ashtu sic la per Spitalin e Kavajes dhe me saktesisht pediatrine, me arredimin, me perde, dysheke te rinj, me vendosjen ne cdo dhome te kondicionereve dhe paisjen e 1 dhome te vecante me lodra femijesh, duke me thene ‘e bej per qytetin tim, per femijet tane, te lutem s’dua qe te me permendesh emrin…..’

Por ja tani nuk mundesha qe mos ta nxirrja emrir ….

Per emrin qe ke lene e per gjithcka ke bere per shoket, miqte, te aferm, ke bere dicka qe ky qytet e cdo prind do te kujtoje….

Per ne miqte e tu do ngelesh gjithmone Nebi, cuni flori me zemer te madhe. Shpirti yt qofte i xhehnetit”, shkruan Daiu, që siç duket e ka pasur edhe mik personal viktimën.

(TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT