Sa teste mundemi realisht?

Shqipëria ka numrin më të vogël të testimeve në rajon, duke mos qenë në gjendje të plotësojë direktivën e OKB-së.

Qeveria e ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se strategjinë e testimit e vendosin mjekët dhe se është zgjedhje e tyre që të bëjnë një numër kaq të vogël testesh.

Madje kryeministri, i cili nuk përton kurrë të vetëlëvdohet, e kalon topin te komiteti teknik kur vjen puna te testet:

Po sa teste ka gjendje Shqipëria, sa mundemi realisht si vend të kryejmë të tilla?

Në një intervistë në TV Klan ministrja Ogerta Manastirliu, deklaroi atë që deri më tani ruhej me vlerën e një sekreti shtetëror. Pasi përmendi disa numra të konsiderueshëm të atyre që “pritet të kemi”, ministrja tha se gjendja aktuale është 2 mijë teste.

Më herët kryeministri ka shkruar se sistemi ynë është i aftë të bëjë 2 mijë teste vetëm në një ditë.

Pra sipas tij, vetëm në një ditë mund të shpenzohet i gjithë stoku që ka gjendje vendi? Po të nesërmen? Po të pasnesërmen?

Në ditët e para të pandenisë, kryeministri deklaroi shifra të rreme për numrin e testeve në rajon duke i krahasuar ato me tonat, në një përpjekje për të na nxjerrë më mirë se ato. Në të vërtetë shifrat zyrtare të publikuara më pas, provuan se rajoni kryente dhe vazhdon të kryejë më tepër teste se Shqipëria.

Vetë specialistët e shëndetit publik kanë thënë se maksimumi mund të arrijmë deri në 500 teste.

Sido të jetë numri dhe piruetat politike, tashmë të gjithë e kuptojnë se pa testime të mjaftueshme për të kuptuar realisht numrin e të sëmurëve dhe përhapjen e virusit, strategjia e izolimit të gjithë popullatës është kundërproduktive dhe me efekte të përkohshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT