Audio/ Albanologu Elsie publikon provat: Në Peloponez flasin shqip, jo greqisht
I ndjeri, Albanologu Robert Elsie, ka befasuar sërish me faktet historike që ai poston për Shqipërinë dhe gjuhën tonë në platformën e tij.
Ai ka postuar një incizim të rrallë të vitit 1986 që pasqyron të folmen e arvanitasve në Mesini të Greqisë. Mesini ndodhet në Peloponez.
“Pas ekstremeve lindore, perëndimore dhe veriore, ja këtu një incizim jugor nga koleksioni im dialektor të shqipes – një folës nga Mesini në Peloponezin perëndimor (Greqi).
Në të kaluarën shqiptarët banuan në trevat e gjera të Greqisë qendrore dhe të Peloponezit. Në vitet 1980 kishte ende 320 fshatra shqipfolëse në rajon. Sot, kjo formë e vjetër e shqipes po shuhet shpejt. Shumica e folësve janë mbi moshën 80. Është një humbje e madhe dhe një tragjedi kulturore, për Shqipërinë dhe për Greqinë!”, shkruan ai./ZgjohuShqiptar.info
KLIKO KETU