Konfirmohet shqiptari i parë i prekur me koronavirus në Itali, ja çfarë thonë familjarët

Ditën e sotme është konfirmuar dhe rasti i një shqiptari në Itali, i cili ka rezultuar pozitiv në testet me koronavirus. Në një lidhje direkte me Italinë, gazetarja e Ora News, Alba Kepi u shpreh se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se për momentin është i shtruar në spital. Gjithashtu gazetarja informon se kryeministri i vendit giuseppe Conte firmosi një dekret të ri masash pasi ditën e djeshme janë konfirmuar rreth 1200 raste të reja me koronavirus.

“Konfirmohet rasti i një shqiptari me koronavirus në Itali. Kam pasur kontakt me të afërm të tij. Është nga Kuçova dhe banues në Codogna, i cili për disa ditë është i shtruar në spital, por familjarët më thonë se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ishte e paevitueshme duke marrë parasysh se shumë shqiptarë jetojnë në Itali. Situata është e vërtetë shqetësuese. Në Itali ka hyrë në fuqi dekreti i firmosur nga kryeministri Conte.

Janë masa drastike janë mbyllur të gjitha institucionet e kulturës, të gjitha objektet sociale dhe janë anuluar të gjitha eventet. Shihet mjaft qartë në rrugët italiane ku nuk ka qytetarë. Italia e ka të pamundur ta përballojë duke marrë parasysh stafet mjekësore. Dita e djeshme ka shënuar pikun e të infektuarve ku janë regjistruar 1200, ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 233. Kjo është dhe arsyeja kryesore se përse është firmosur me urgjencë dhe një dekret i ri masash”, u shpreh Alba Kepi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT