Humbja e zgjedhjeve të 11 Majit/ Ivi Kaso fajëson strukturat e PD: Duhet riformatim nga drejtuesit tek baza

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka komentuar humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 majit 2025, duke theksuar nevojën për një analizë të thellë të brendshme dhe mbajtjen e përgjegjësive nga vetë strukturat e partisë.

Sipas tij, në PD, duhet të bëhet riformatim, që nga drejtuesit politikë deri tek anëtarët e partisë.

“Duhet të bëhet një analizë brenda Partisë Demokratike, mund të jetë riformatim i Kryesisë dhe deri te seksionet në Partinë Demokratike, për shkak se duhet të nisë mbajtja e përgjegjësive nga drejtuesit politikë deri tek baza. Unë dëgjoj gjithmonë demokratët për vërejtjet e tyre. Sigurisht që ne nuk jemi perfekt.

Unë vlerësoj çdo demokrat që është aktiv. Ne jemi të hapur ndaj gjithkujt, por ata që duhet të shikojnë sesi duhet të bëhet PD, e të parët që duhet të flasin janë ata që janë përballur në protesta e në rrugë. Këta janë anëtarët më të mirë të Partisë Demokratike”, tha Kaso në një intervistë në News24.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT