Koronavirusi/ Rama: Më e keqja nuk ka ardhur, ndalohet dalja tek liqeni në Tiranë

Në një komunikim live në Facebook, kryeministri Edi Rama dha informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të pacientëve me koronavirus.
Gjithashtu ai njoftoi se ndalohet rreptësisht dalja e qytetarëve te Liqeni i Tiranës.
Në një komunikim live në Facebook, kryeministri Edi Rama dha informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të pacientëve me koronavirus.
Gjithashtu ai njoftoi se ndalohet rreptësishtë dalja e qytetarëve te Liqeni i Tiranës.
“Më e keqja nuk ka ardhur akoma nuk dua t’ju fus frikën të zbatoni rregullat, por kam detyrë t’ju informoj. Masat kufizuese janë të domosdoshme për ta ngadalësuar përhapjen. Nëse nuk e ngadalësojmë numri i atyre që do të bëhen për spital do të jetë shumë më i madh se numri i shtretërve që do të bëhet për t’i hospitalizuar.
Dhe këtë problem e kanë të gjitha vendet. Sistemi ekselent i Lombardisë ra në kolaps. Masat shtrënguese që do marrim na japin kohë teksa bota po kërkon pa pushim ilaçin dhe temperaturat e motit do të rriten gjë që pritet ta dobësojë forcën goditëse.
Javën e ardhshme do të kemi më shumë të infektuar se këtë javë, dhe në javën tjetër pas kësaj ende më shumë, asnjë panik se kësaj nuk i shmanget dot askush. Është kurba e përhapjes”, tha Rama.