VIDEO / ‘Marrin nga 20 mijë euro për koncert’, protestuesja sulmon artistët: Nozy këtu rri si plehrë sepse…

Gjatë fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, një prej protestueseve ka sulmuar publikisht artistët dhe figurat e njohura që, sipas saj, kanë zgjedhur të heshtin për zhvillimet e fundit.

Ajo përmendi edhe reperin Noizy, duke thënë se qytetarët nuk duhet të shohin “VIP-at që fshihen”, ndërsa e akuzoi artistin se nuk interesohet për protestën pasi, sipas saj, “është i mbajtur nga shteti”.

“Në Milano vijnë e bëjnë koncerte nga 20 mijë euro, kurse këtu rrinë si p***ra për të marrë 1 mijë euro për një koncert”, u shpreh protestuesja nga podiumi, duke përdorur gjuhë të ashpër ndaj artistëve.

Deklarata u bë gjatë protestës së radhës në Tiranë, ku përveç thirrjeve kundër qeverisë, nuk kanë munguar edhe sulmet ndaj personazheve publikë që nuk janë pozicionuar hapur në mbështetje të protestës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT