VIDEO: Tërmetit nuk i kanë shpëtuar as godinat qeveritare

Tërmetit nuk i kanë shpëtuar as godinat qeveritare, të ndërtuara përafërsisht në 1940-ën nga italianët, ato nuk janë dëmtuar në strukturë por kanë plasaritje e çarje dhe rënie të suvatimeve në tavane dhe mure anësore.

E tillë është edhe Kryeministria.

Aktualisht brenda saj, ka staf që është duke punuar për të ndihmuar mbledhjet e qeverisë, dhe aksionin kombëtar, në këtë situatë të jashtëzakonshme, ndërkohë që dëmtime të brendshme në tavane dhe mure të brendshme, ka edhe Kryesia e Kuvendit.

Por në këtë institucion, për shkak të festave zyrtare, dhe katër ditëve pushim, nuk ka punonjës duke rrezikuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT