Ditë ferri në Itali/ 727 viktima në 24 orë, “dorëzohet” Mbrojtja Civile

Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali ka bërë publik bilancin e ri për të infektuarit dhe viktimat nga koronavirusi në Itali. Brenda 24 orëve në Itali janë regjistruar 4.782 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 110 574.
Brenda ditës kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, 727 persona. Numri total i viktimave shkon në 13,155. Të martën numri i personave që ndërruan jetë ishte 837, kjo do të thotë që të mërkurën kanë ndërruar jetë 110 persona më pak.
Por, pavarësisht shifrave në ulje të viktimave, situate vijon të jetë e rëndë, sidomos me ata që janë në reanimacion dhe paraqesin probleme të rënda me shëndetin.